Lajme

Pensilvania, “Muri Blu” që mund ta shpëtojë Biden-in


Julie është mësuese në shkollën e mesme Strath Haven në Wallingford, periferi e Filadelfias.

Ngjashëm si shumica dërrmuese e njerëzve në Pensilvani, ajo do të shkojë në votime më 5 nëntor duke menduar për ekonominë – kostoja e jetesës dhe e punës janë prioritet – dhe më pas për stabilitetin e demokracisë.

“Trump është një kërcënim, unë jam e tmerruar”, ka thënë ajo për La Stampa, suke iu referuar ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Të premten e kaluar, ajo ishte në rreshtin e parë duke dëgjuar presidentin amerikan Joe Biden, i cili hapi, një ditë pas fjalimit për gjendjen e shtetit, turneun elektoral në pesë shtete.

Pensilvania është një bastion i të ashtuquajturit “Muri Blu”, muri demokratik.

Pa fituar Wisconsin, Michigan, Pennsilvania është e pamundur për çdo demokrat të hyjë në Shtëpinë e Bardhë.

Votuesit kryesorë janë klasa punëtore.

Në vitin 2020, 35% e votuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kishin një diplomë kolegji, por në shtetet e Murit Blu përqindja ishte 56% në Wisconsin; 52% në Michigan dhe 45% në Pensilvani.

Në vitin 2016, Hillary Clinton mori 28% të votave të punëtorëve, Muri Blu shkatërroi shpresat e saj për t’u bërë presidentja e parë femër. Një qark në radarin e fushatës Demokratike është Northampton: ndodhet 100 kilometra në veri të Filadelfias.

Për më shumë se 25 vjet asnjë republikan nuk fitoi në këtë fushë të bizneseve të vogla dhe të mesme, deri në ciklonin Trump.

Në vitin 2020, Biden mbizotëroi me vetëm 1 mijë e 200 vota nga 170 mijë.

Ja pse paralajmërimi që vjen në selinë demokrate nga drejtuesit vendorë është i thjeshtë: mos u ktheni shpinën këtyre votuesve. Asgjë nuk merret si e mirëqenë.

Një nga menaxherët e fushatës së Biden në Pensilvani e përsërit këtë për La Stampa: “Loja po luhet këtu, në Wisconsin dhe Michigan”.

Kjo është arsyeja pse agjenda e Bidenit këtë javë u shpalos midis Milwaukee, Wisconsin të mërkurën pasdite dhe Saginaw, Michigan të enjten.

Saginaw ndodhet 100 milje në veri të Detroitit dhe po paguan një çmim të rëndë për industrinë e reduktuar të automobilave dhe industrisë së rëndë të rajonit.

Të ardhurat mesatare për familje kanë rënë në 57 mijë dollarë në vit kundrejt mesatares kombëtare prej 75 mijë dollarë.

Biden fitoi këtu me një diferencë prej 303 votash nga 100 mijë fletë votimi.

Saginaw, së bashku me Northampton, është një nga 25 qarqet në Amerikë që në katër zgjedhjet e fundit presidenciale kanë votuar gjithmonë për atë që do të kishte fituar.

Nuk është rastësi që Biden prek këto zona për të galvanizuar bazën e tij.

Saginaw është më pak i prekur se zona metropolitane nga tensionet e komunitetit arabo-amerikan, të cilët po zhvillojnë një protestë të dukshme kundër Biden, e cila kulmoi me votën e paangazhuar në fletëvotimet parësore.

Një në tetë demokratë kundërshtoi trajtimin e konfliktit në Rripin e Gazës nga presidenti. E njëjta gjë ndodhi në Minesota ku 20% e votuesve shprehën pakënaqësi me Biden.

Çështja e Lindjes së Mesme ka komplikuar parashikimet dhe simulimet e strategëve demokratë, por ekonomia mbetet faktori shtytës i shqetësimeve të votuesve, 60% e amerikanëve do të mendojnë për portofolin e tyre kur të votojnë, sipas Qendrës Kërkimore Pew.

Midis Pensilvanisë, Ohajos dhe Wisconsin-it është edhe më evidente.

Një studim vitin e kaluar nga Lake Research Partners, një firmë konsulence pranë Partisë Demokratike, mbi 24 qarqet më të industrializuara vërtetoi se kostoja e jetesës, taksat dhe programet sociale janë deri tani çështjet ndaj të cilave elektorati është më i ndjeshëm.

Asokohe, Biden u konsiderua “jo shumë efektiv” në menaxhimin e kurbës së inflacionit, por punëtorët e qarqeve i kushtuan thuajse zero vëmendje “luftërave kulturore të republikanëve mbi stilet e jetesës që kërcënojnë familjen dhe zakonet tradicionale”.

Politologu Ruy Teixeira konfirmon se “votuesit e këtyre zonave rurale janë të pa interesuar për çështjet që janë në qendër të bazës liberale në qytete”.

Klima, krimi, të drejtat, përfshirë emigracionin, zënë një vend më pak mbizotërues sesa nuancat e ndryshme të kapitullit ekonomik.

Marrë nga “La Stampa”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore