Lajme

Pendarovski: Historianët maqedonas ofendohen nga bullgarët në Komisionin e Historisë


Stevo Pendarovski, President i Maqedonisë së Veriut

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka treguar se historianët maqedonas janë shënjestër e ofendimeve nga historianët bullgarë në Komisionin e Historisë i cili po punon tash e disa vite për të arritur një zgjidhje rreth përshkrimit të figurave të rëndësishme të historisë në librat e tyre, në të dy shtetet.

Siç tha ai emision në Alsat, gjatë dekadave të negociatave me Greqinë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“Nuk mbahet mend që një negociator apo bashkëbisedues grek, në atë kohë, të vinte dhe t’i thoshte negociatorit maqedonas – ti nuk je maqedonas. Fatkeqësisht, situata të tilla, jo formalisht, ndodhin në komisionin historik me Bullgarinë”, tha Pendarovski.

Sipas tij, Komisioni i historisë është dashur të gjejë emra që mund të kremtohen së bashku e jo të jenë kusht për anëtarësim në BE.

“Demokracitë më të mëdha, Franca dhe Gjermania, është lajthitje nëse mendohet se është mit, nuk është e vërtetë, që ata, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, u ulën, bënë histori të përbashkët në të cilën ata besojnë, ranë dakord për të gjitha pikat e mosmarrëveshjes”.

“Ju siguroj”, vzhdoi më tej Pendarovski, “në Francë dhe Gjermani nuk ka tekst të harmonizuar në shkollat fillore apo të mesme apo në fakultetet ku ’41, ’42, ’45 flitet në të njëjtën gjuhë. Por ajo që është e diskutueshme – mos e impononi si kriter për anëtarësimin në BE në shekullin 21 atë që ndodhi në shekullin e 11-të”.

“Pala bullgare ndryshoi narrativin dhe anashkaloi marrëveshjen tonë dypalëshe, e cila nuk thoshte se komisioni historik dhe harmonia atje do të ishte kusht për hyrjen tonë në BE. Komisioni kishte për detyrë të gjente emra dhe ngjarje që mund t’i kremtojmë së bashku dhe t’u japim rekomandime të dyja qeverive”, ka thënë Pendarovski.

“Askush nuk mund të garantojë se sa do të qëndrojë në pushtet qeverisja aktuale politike në Bullgari dhe çfarë kërkesa mund të ketë për ne”, vazhdoi më tj presidenti.

Duke folur për kërkesën e Bullgarisë për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë, Pendarovski ka thënë se kushtetuta nuk ndryshohet cdo ditë.

“Pak njerëz mund të konfirmojnë se qeveria e Petkovit mund të zgjasë 7- 8 vjet. Deri në hyrjen tonë formale në BE. Nga kush duhet të kërkojmë garanci të tilla. Kjo është politika. Qeveria e ardhshme do të thotë – atë që ka firmosur, qeveria e mëparshme, ishin tradhtarë të çështjes sonë, ne nuk na intereson. Dhe? Nuk mund ta hapim Kushtetutën sipas nevojës çdo të hënë”, tha Pendarovski.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore