Shqipëria

Peleshi: Kemi pasur vetëm tre evakuime në Malësinë e Madhe


Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, deklaroi se autoritetet kanë kryer në terren vetëm tre evakuime të lokalizuara në Malësinë e Madhe.

“Kemi pasur tre evakuime në Malësi të Madhe. Në Bërdicë forcat e armatosura për ndihmojmë banorët për të kaluar”, zbuloi ministri.

Zyrtari vizitoi zonën e Gjadrit në Lezhë, së bashku me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja.

“Zona e Lezhës dhe Durrësit do të ketë intensitetin më të lartë të reshjeve ndaj dhe jemi sot këtu”, u shpreh Peleshi.

Sipas zyrtarit shqiptar, të gjitha bashkitë, të paktën ato në zonat me reshjet më intensive të këtyre ditëve, kanë bërë një punë shumë të mirë me kanalet kulluese.

“Sapo reshjet pushojnë, uji kullon dhe liron ato zonat e pushtuara nga uji”, vëren ministri.

Ai ravijëzoi se autoritetet janë në gatishmëri në të gjithë Shqipërinë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore