Shqipëria

Peleshi: Janë shuar në kohë 95 vatra zjarri në dy javët e para të gushtit


95 vatra zjarri të raportuara gjatë dy javëve të para të muajit gusht janë shuar në kohë.

Kështu ka bërë me dije ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Ai ka theksuar ndërhyrjen e shpejtë të forcave të emergjencës, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile dhe bashkëpunimin e frytshëm me komunitetin.

“Përmirësimi i sistemit të reagimit ka bërë të mundur që asnjë nga këto vatra të mos marrë përmasa të parikuperueshme”, ka vijuar ai në një postim në Facebook.

Sipas ministrit Peleshi, afro 212 vatra zjarri u fikën në kohë në muajt qershor-korrik.

“Vigjilenca e komuniteteve, sinjalizimi dhe reagimi në kohë, faktorë kryesorë për parandalimin e ngjarjeve që mund të rrezikojnë jetën e qytetarëve e pasuritë e vendit”, ka shtuar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore