Shqipëria

Peleshi bën bilancin: Priten reshje të dendura, lumi Vjosa në nivele kritike


Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi përmes një deklarate për mediat ka bërë bilancin për sa i përket situatës së krijuar nga reshjet e shiut në gjithë territorin.

Peleshi pohoi se të gjitha strukturat janë në gatishmëri për t’i paraprirë çdo situate.

Mes të tjerash ministri tha se priten reshje të dendura shiu në vend, duke shtuar se lumi Vjosa është pranë niveleve kritike të tij për shkak të prurjeve të mëdha.

“Shkarkimet po bëhen në mënyrë të kujdesshme nga KESH. Gjatë ditës së djeshme përmendën dhe shkëputjet e energjisë elektrike. Ka pasur disa ndërprerje në zona të Shkodrës, Kukësit, apo dhe në Korçë. Sa i përket kuotave të lumenjve, Osumi është në rënie”, theksoi ministri.

Ky i fundit shtoi se Drini në Shkodër, është në kuotë normale.

“Niveli i liqenit të Shkodrës është dhe gjysmë metri nga kuota kritike. Buna ka dalë nga shtrati. Në Lezhë kemi pasur disa vërshime në disa rrugë të qytetit”, tha Peleshi.

Qarku i Shkodrës ishte një nga zonat më të prekura nga moti i keq, ku deri tani janë 1 mijë e 100 hektarë nën ujë.

Nga Autoriteti Verior bëhet me dije se në aksin H.Hotit-Tamarë-Vermosh ka rënie gurësh dhe inertesh në rrugë.

Ne aksin Bogë-Theth nga reshjet e shumta të borës ka pasur orteqe bore në zonën e tuneleve panoramike të cilët kanë shkaktuar bllokim të rrugës.

Momentalisht është e rrezikshme që të ndërhyhet pasi rrëshqitjet e borës nga mali janë të vazhdueshme. Akset e tjerë nuk kanë probleme me qarkullimin.

Në aksin Tamarë -Vermosh, me rënien e temepraturave, reshjet e shiut janë kryer në reshje bore. Punëtorët e manovratorët po punojnë për pastrimin e karrexhatës nga bora.

Mbërthehet nga moti i keq Shqipëria, bllokohen disa akse

Më herët, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, njoftoi përmes një postimi në Facebook se është ndërprerë mësimi në 56 shkolla të vendit.

Sakaq, masa është marrë pas komunikimeve intensive të këtyre ditëve me zyrat vendore arsimore dhe bashkitë përkatëse.

“Këtë vendim e kemi marrë për sigurinë e nxënësve, deri në përmirësimin e situatës. Ndërkohë, të gjitha strukturat tona janë vazhdimisht në terren dhe bashkitë janë angazhuar për të marrë masat dhe vlerësuar situatën hap pas hapi”, ka thënë ministrja.

Ndërpritet mësimi në 56 shkolla për shkak të motit të keq

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore