Sport

Patek rikthehet përsëri ne Serie A


Ish-sulmuesi i Milan-it, Krzysztof Piatek, është gati të fillojë periudhën e tij të katërt në Serie A, duke iu bashkuar Salernitana-s në formë huazimi nga Herta Berlin.

Reprezentuesi polak pritet të zbarkojë sot (e mërkurë) në Itali për të përfunduar një lëvizje fillestare huazimi nga Herta, sipas “Sky Sport Italia” dhe “La Gazzetta dello Sport”.

Huazimi i tij vjen më një opsion të blerjes së kartonit të futbollistit, derisa Hertha do ta paguajë një pjesë të pagës së tij.

Kjo është periudha e katërt e polakut në Itali, derisa përveç Milan-it, ai ka veshur edhe fanellat e Genoa-s dhe Fiorentina-s.

Ai e kaloi pjesën e dytë të sezonit të kaluar si huazim te Fiorentina, duke shënuar gjashtë gola në 18 paraqitje në të gjitha garat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore