Kosova

Pasi punësoi familjarin dhe ia mundësoi vajzës së saj punë praktike, Gërvalla ndalon punësimin e familjarëve në MPJD


Ilustrim: Donika Gërvalla

Vetëm pasi e punësoi familjarin e vet si këshilltar politik, e vajzës së vet ia mundësoi një punë praktike në dikasterin që e udhëheqë, Donika Gërvalla, ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, të martën – ironikisht – nënshkroi një vendim i cili ndalon punësimin e familjarëve të afërt të zyrtarëve dhe diplomatëve në këtë institucion shtetëror.

Albanian Post kishte raportuar muaj më parë se Gërvalla kishte punësuar Donat Krasniqin vëllain e gruas së vëllait si këshilltar politik të jashtëm.

Tragjike gjithë në këtë mes ishte fakti se Krasniqi ishte me profesion muzikant dhe s’kishte lidhje as diplomaci.

Përveç kësaj burime brenda MPJ-së i kishin thënë Albanian Post-it se Krasniqi nuk ishte punësuar që të jap këshilla politike, por kishte nevojë të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me statusin e punonjësit të MPJ-së ai mund të pajisej me vizë amerikane lehtësisht me rekomandimin e ministrisë.

Historia e punësimeve të familjarëve të Gërvallës nuk përfundon këtu.

Me 8 korrik të vitit 2022 mediumi online Demokracia pati publikuar një dokument që tregonte se si Gërvalla i kishte mundësuar vajzës së vet Nora Schwarz të siguroi certifikatë nga ministria.

Asaj i duhej për arsye të shkollimit të saj në Gjermani dhe Gërvalla ia kishte mundësuar.

Certifikata sugjeronte se Nora Schwarz ka përfunduar një partiakë në ministri, gjë që doli të mos jetë e vërtetë.

Praktika nuk u krye kurrë, por certifikata u morë.

Gërvalla s’e kishte mohuar dokumentin e publikuar e as lajmin, përveç se kishte akuzuar mediat që po merren me të.

Ndërsa tash ajo pas të gjitha atyre punësimeve të familjarëve për arsye krejtësisht absurde, pa asnjë fije turpi përmes një postimi në platformën sociale, Facebook, ndërsa ka prezantuar vendimin kundër punësimeve të familjarëve në dikasterin të cilën e drejton, ka potencuar se “nepotizmi, familjarizmi, mungesa e theksuar e profesionalizmit dhe llogaridhënies si pasojë e këtyre dukurive, trajtimi i pabarabartë i zyrtarëve në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe atë të Diasporës kanë qenë ndër arsyet kryesore të gjendjes së mjeruar në të cilën e kam gjetur këtë institucion”.

“Është i gjatë rreshti i familjarëve të figurave politike dhe publike të punësuara në këtë ministri. I motrave dhe vëllezërve, i grave dhe burrave, djemve dhe vajzave, kunatava, kunetërve dhe baxhanakëve të ministrave, deputetëve, pronarëve të mediumeve, gjyqtarëve e prokurorëve. Nuk është i vogël as numri i anëtarëve të ngushtë të familjes të zyrtarëve të MPJD/së. Deri në katër anëtarë nga e njëjta familje kanë qenë të punësuar në këtë institucion. Familjarë të ngushtë janë dërguar të shërbejnë në të njëjtin mision diplomatik”, ka shkruar Gërvalla ironikisht, pa e përfillur fare punësimet e familjarëve të saj.

Kryediplomatja ndër të tjera ka potencuar se vendimin e ka marrë “me shumë përgjegjësie”, pa dhënë asnjëherë përgjegjësi për nepotizmin e familjarizimin e saj tipik.

Donika Gërvalla e punëson familjarin e vet si këshilltar politik, i cili me profesion është muzikant

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore