Lajme

Pas tetë muajsh trajtim, del nga spitali i Singaporit foshnja “200-gramëshe”


Më 8 qershor 2020, Wong Mei Ling, pesëmuajshe shtatzënë, do t’i drejtohej me urgjencë Spitalit të Singaporit.

Aty mjekët evidentuan se kishte preeklampsi, një formë e rrezikshme e tensionit të lartë të gjakut gjatë shtatzënisë, dhe se ishte e nevojshme një ndërhyrje cezariane.

Shqetësimi u rrit vetëm pas procedurës: Foshnja e porsalindur para kohe, Kwek Yu Xuan, peshonte vetëm 200 gramë në lindje, as gjysma e peshës që kishin pritur mjekët.

Pas vetëm më shumë se 13 muajsh kujdes mjekësor, Yu Xuan doli nga spitali muajin e kaluar, me një peshë 14 kilogramë.

Përkujdesja ishte e madhe nga ana e stafit mjekësor spitalit.

Yu Xuan mund të jetë ndër foshnjat më të vogla në lindje që kanë mbijetuar ndonjëherë.

“Oh, Zoti im, nuk mund ta besoj sa e vogël që ishte”, tha Paul Wozniak, neonatolog në spitalin  “Sharp Mary Birch”, i cili ndihmoi në lindjen e saj.

I pyetur për gjendjen e saj shëndetësore, ai thotë se foshnja vazhdon të ketë probleme me mushkëritë e saj, të cilat nuk ishin zhvilluar plotësisht në çastin e lindjes.

Wong dhe burri i saj, Kwek Wee Liang, u është dashur të qëndrojnë larg familjes së tyre, ndërsa Yu Xuan ishte në trajtim.

Çifti, falë ndihmës që ofruan njerëzit, paguan 270 mijë dollarë.

“Jemi shumë të lumtur për heroinën tonë të vogël. Ajo do rritet dhe do t’ia dalë gjithmonë”, u shprehën prindërit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore