Sport

Pas Ronaldo-s, Al Nassr kërkon edhe Hazard-in


Al Nassr janë të prirur të blejnë Eden Hazard-in nga Real Madrid me shpresën për ta rreshtuar atë me Cristiano Ronaldo-n, sipas Foot Mercato.

Pala nga Arabia Saudite po kërkon të nënshkruajë me Hazard gjatë verës, dhe raportohet se ata do të kërkojnë të përdorin marrëdhënien që ai ka me menaxherin aktual Rudi Garcia, i cili e menaxhoi atë gjatë kohës së tij në Lille.

Hazard iu bashkua Real Madrid-it nga Chelsea në korrik 2019 me një tarifë transferimi prej 100 milionë euro. Ai ka kontratë deri në verën e vitit 2024 dhe është me pagë të raportuar prej 9 milionë euro për sezon.

Hazard, i cili mbush 32 vjeç të shtunën, ka vazhduar të përballet me vështirësi në Santiago Bernabeu, pasi ka bërë vetëm një fillim në La Liga nën drejtimin e Carlo Ancelotti këtë sezon. Në total, ai ka vetëm gjashtë gola që kur iu bashkua Madrid-it.

Nëse Hazard do të largohej për në Al Nassr, ai do të lidhej me Ronaldon, i cili nënshkroi një marrëveshje 2 vjeçare e gjysmë me vlerë 75 milionë dollarë në vit më 30 dhjetor.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore