Sport

Pas Gjimshitit, Shqipëria humb dhe Brojan


Kombëtarja e Shqipërisë është grumbulluar për dy sfidat e fundit kualifikuese për në Kupën e Botës, Katar 2022. Kuqezinjtë do të përballen me Anglinë dhe Andorrën.

Pas mungesës së Berat Gjimshitit, një tjetër lajm i hidhur ka ardhur për kuqezinjtë. Sulmuesi i Southampton-it, Armando Broja, nuk do të jetë i gatshëm për sfidën me Anglinë.

Mbrojtësi i Shqipërisë, Frederik Veseli, konfirmoi gjatë kësaj të marte në konferencë për shtyp mungesën e Brojas.

Talenti kuqezi u dëmtua disa ditë më parë me skuadrën e tij, por u paraqit pak minuta në ndeshjen e fundit në Premier League, ku Southampton-i u përballë me Aston Villa-n. Duket se dëmtimi nuk ka kaluar plotësisht për shqiptarin e lindur në Angli.

Shqipëria do të përballet fillimisht me Anglinë në “Wembley” më 11 nëntor dhe më 14 nëntor do të presë Andorën në “Air Albania”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore