Sport

Pas dështimit për të nënshkruar Ronaldo-n, Al-Nassr kërkon Firmino-n


Me Cristiano Ronaldon që ka mohuar raportet për bisedimet e transferimit me Al-Nassr, Daily Mirror thotë se klubi nga Arabia Saudite po e kthen vëmendjen te sulmuesi i Liverpool, Roberto Firmino.

Firmino-s i skadon kontrata në verë dhe, ndërsa Liverpool dëshiron ta mbajë atë përtej marrëveshjes së tij aktuale, Al-Nassr shpreson të arrijë ta transferojë duke negociuar një marrëveshje para-kontrate në janar.

Reprezentuesi brazilian ka qenë një lojtar i madh për Liverpool që kur mbërriti në Merseyside 7 vjet e gjysmë më parë, por ardhjet e fundit të Luis Diaz, Diogo Jota dhe Darwin Nunez kanë ndikuar që ai të mos jetë lojtar i rregullt në formacion.

31-vjeçari ka shënuar shtatë gola në 13 paraqitje në ligë këtë sezon, si dhe dy gola në Champions League dhe tetë asistime në të gjitha garat.

Ai mund të ndiejë se ka më shumë për të ofruar në nivelin më të lartë, por një ditë pagese e shpejtë mund të jetë joshëse.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore