Sport

Partizani barazon ndaj Bate Borisov në ndeshjen e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve


Kampioni në fuqi i Shqipërisë, Partizani, ka barazuar me rezultat 1:1 ndaj Bate Borisov, në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Ekipi kryeqytetas dominoi takimin, por ishte i pafat që nuk doli me fitore nga “Air Albania”.

Tedi Cara dhe Valentino Murataj patën disa raste të mira që në fillim të ndeshjes, por nuk arritën t’i konkretizojnë rastet.

Pra, pjesa e parë përfundoi me porta të paprekura, derisa fraksioni i dytë nisi më mirë për bjellorusët, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 58-të me golin e shënuar nga Dmitri Antilevski.

Megjithatë, avantazhi i miqve zgjati vetëm tetë minuta, kur Tedi Cara shënoi një gol të bukur për ta barazuar rezultatin.

Në vazhdim, Partizani pati edhe disa mundësi të mira për të dalë me fitore nga kjo ndeshje, por gola më nuk pati, kështu që mbetet gjithçka e hapur për në takimin e dytë që do të zhvillohet pas një jave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore