Lajme

Parlamentarët jordanezë përleshen për fjalën “grua”


Dhoma e ulët e Jordanisë u kthye në një arenë përleshjeje masive të martën e 28 dhjetorit.

Rrëmuja filloi kur seanca u hap me një diskutim mbi amendamentet e propozuara kushtetuese.

Në njërën prej tyre termi “gratë jordaneze” i bashkëngjitej një kapitulli të Kushtetutës mbi të drejtat dhe detyrimet e jordanezëve.

Kjo mjaftoi që një grup deputetësh të përplaseshin me grushte, pas grindjeve verbale dhe shkëmbimit të fyerjeve.

Protagonistët kryesorë ishin kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Abdul Karim Dughmi dhe Zëvendës Suleiman Abu Jahya.

Dughmi u akuzua se nuk mund të drejtonte dot seancën.

Pasi seanca doli jashtë kontrollit, Dughmi, deputeti më jetëgjatë i parlamentit, iu desh të shtynte seancën për 30 minuta.

Disa deputetë, veçanërisht gratë, pretendojnë se amendamenti do të krijojë diskriminim midis jordanezëve në bazë të gjinisë.

Duke mbrojtur amendamentet, kreu i komitetit ligjor të dhomës, deputeti Abdulmunim Oddat, tha se termi “gratë jordaneze” nuk shton asnjë dispozitë të re në Kushtetutë.

Sipas Oddat, qëllimi i vetëm është krijimi i një “barazie gjuhësore”.

Por Oddat nuk ishte në gjendje të vazhdonte mbrojtjen e tij pasi shumë ligjvënës kërkuan që termi “gruaja jordaneze” të hiqet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore