Sport

Paris 2024: Justifikimi i Macron për pjesëmarrjen e Izraelit dhe përjashtimi i Rusisë


Emmanuel Macron (Reuters)

Presidenti francez, Emmanuel Macron justifikoi të hënën dallimin në trajtim në Lojërat Olimpike midis Rusisë, e cila është përjashtuar si komb sepse vendosi të zhvillojë “luftë” në Ukrainë, dhe Izraelit, flamuri i të cilit do të jetë i pranishëm sepse nuk ka qenë “agresor”.

Mes Rusisë dhe Izraelit, ka një “situatë shumë të ndryshme”, iu përgjigj presidenti Macron në “BFMTV-RMC” deputetëve dhe ekologëve të LFI-së, të cilët në fund të shkurtit i kërkuan Komitetit Olimpik Ndërkombtëtar (IOC) “të aplikojë ndaj Izraelelit, të njëjtat sanksione si ato të zbatuara ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë”.

“Izraeli ishte viktimë e një sulmi terrorist (…) Ne mund të mos pajtohemi me Izraelin se si të reagojmë dhe të mbrohemi, por nuk mund të themi se Izraeli është një sulmues, kështu që dallimi është shumë i qartë”, tha Macron.

“Kjo është arsyeja pse flamuri izraelit do të jetë atje. Atletët do të jenë atje dhe gjithashtu shpresoj se ata do të jenë vektorë të paqes sepse do të duhet të konkurrojnë me shumë aktorë në rajon”, shtoi presidenti francez.

Ligjvënësit francezë i bëjnë thirrje Komitetit Olimpik të sanksionojë Izraelin

IOC po bën të pamundurën për të qëndruar jashtë luftës së Gazës midis Izraelit dhe Hamas-it, duke u fshehur pas aplikimit të saj të “zgjidhjes me dy shtete”, pasi Komiteti Olimpik Kombëtar i Izraelit dhe Palestinës (NOCs) kanë bashkëjetuar që nga viti 1995, një trashëgimi të procesit të paqes në Oslo.

Për më tepër, vendimi i IOC për të ndaluar Rusinë si shtet, por për të lejuar atletët rusë të marrin pjesë nën një flamur neutral ishte “proporcional dhe i drejtë”, sepse Moska “kishte zgjedhur një luftë agresioni që ka vazhduar për më shumë se dy vjet”, shtoi Macron.

Për herë të parë, presidenti komentoi edhe sulmin e “paprecedentë” të Iranit ndaj Izraelit të shtunën mbrëma. Ai bëri thirrje për “çdo gjë të mundshme për të shmangur një përshkallëzim”.

Nga njëra anë, Macron shpreson të “bindë Izraelin” që të mos e përshkallëzojë situatën, duke “izoluar” Iranin.

Lufta në Gaza, Izraeli nuk do të përjashtohet nga Lojërat Olimpike të Parisit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore