Shqipëria

Parashikimi i motit, 3 nëntor 2021


Dita e mërkurë e 3 nëntorit do të ndikohet nga masa ajërore të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellime.

Do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët në orët e mesditë dhe pasdite përgjatë vijës bregdetare dhe Ultësirës Perëndimore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, e hera-herës përgjatë vijës bredgetare dhe zonave luginore fdo të fitojë shpejtësi deri në 20m/sek.  Valëzimi në dete i do jetë forcës 4 deri 5 ballë.

Temperaturat parashikohen të rriten përgjatë mesditës: në zona malore 4 deri 18 °C, në zona e ulëta 8 deri 24 °C dhe në zona bregdetare 11 deri 22 °C.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore