Shqipëria

Parashikimi i motit, 26 shtator 2023


Dita e martë e 26 shtatorit pritet të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm në të gjithë qarqet.

Priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarkun e Korçës, mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë dhe Elbasan.

Kurse reshje të dobëta priten në të gjitha qarqet e tjera.

Në disa nga qarqet reshjet pritet të shoqërohen edhe me shtrëngata.

Nuk përjashtohet mundësia edhe për raste breshëri, në zona të kufizuara, kryesisht në pjesën jugore dhe lindore të territorit.

Temperaturat pritet të jenë në bregdet 20 / 30 °C, në vendet e ulëta 18 / 31 °C dhe në vendet malore 13 / 22 °C.

Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë, sidomos në bregdet dhe në terrenet e larta malore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore