Shqipëria

Parashikimi i motit, 16 prill 2021


Dita e premte e 15 prillit do të karakterizohet me mot të kthjellet dhe me alternime vranësirash. Pas orëve të mesditës pritet shtimi i vranësirave në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu, fillimisht në jug të vendit dhe gradualisht do të shtrihen në të gjithë territorin në orët e mbrëmjes.

Era do të fryjë nga verilindja- veriperëndimi e lehtë dhe mesatare në bregdet. Dallgëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale do të jenë: në zonat malore -1°C deri në 14°C, në zonat e ulëta 2°C deri në 20°C dhe në zonat bregdetare 5°C deri në 20°C.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore