Shqipëria

Parashikimi i motit, 1 shkurt 2022


Dita e martë e 1 shkurtit do të ndikohet nga kushte atmosferike te paqëndrueshme.

Priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Elbasan dhe Fier, ndërsa në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër priten reshje të dobëta.

Ulja e ndjeshme e temperaturave dhe ngricat mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugor.

Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë, kryesisht në zonat malore.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet 5 deri në 11 °C, në vendet e ulëta 4 deri në 9 °C dhe në vendet malore -5 deri në 6 °C.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore