Shqipëria

Parashikimi i motit, 2 gusht 2021


E hëna e 2 gushtit pritet të jetë ndër ditët më të nxehta të vitit në Shqipëri.

Vala e të nxehtit gjatë ditëve në vijim, përveç temperaturave të larta, do të shoqërohet edhe me pluhur me origjinë nga shkretëtira e Saharasë.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) pritet nivel “i lartë” rreziku në pothuajse të gjitha qarqet e vendit. Kurse nivel “i moderuar” rreziku në qarqet Dibër dhe Durrës.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet 26 deri në 35°C, në vendet e ulëta 25 deri në 39 °C dhe në vendet malore 19 deri në 34°C.

Era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare, për momente të shkurtra deri e fortë në zonat malore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore