Gjykata Speciale

Paraqitja e një dokumenti në Speciale, Mustafa: S’ka lidhje me UÇK-në


Rrustem Mustafa.

Ish-komandant i Zonës së Llapit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa, për të katërtën herë është duke vazhduar dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, në gjykimin ndaj ish krerëve të UÇK-së.

Kjo do të jetë edhe dëshmia e fundit e dëshmitarit, Rrustem Mustafa.

Për herë të katërt Mustafa, është intervistuar nga gjykatësi, Genël Metro.

Metro ka thënë se janë tri fusha të cilat do t’i trajtojë gjatë intervistimit të Rrustem Mustafës, sipas tij në dëshminë e së hënës Mustafa, nuk ka qenë shumë i qartë.

Ai gjatë intervistimit është pyetur edhe rreth një dokumenti për të cilat ka thënë se “nuk kanë lidhje me UÇK”, po ashtu është pyetur edhe për Latif Gashin, Hyzri Tallën, Fatmir Humolli.

Pjesë nga intervistimi i Rrustem Mustafës:

Genël Metro: E pranoni që gjatë periudhës spërkatëse 98-99, ju ishit në varësi të shtabit të përgjithshëm, e pranoni këtë?

Duke përdorur mbase fjalët e juaja, por a e pranoni propozimin se në fakt zona operative ishte niveli i dytë në zingjirin e komandës, në varësi të nivelit të parë që në fakt ishte shtabi i përgjithshëm, e pranoni këtë?

Rrustem Mustafa: Mbi vete kishte shtabin e përgjithshëm i cili po konsolidohej.

Genël Metro: A ekzistonin dy lloje dokumentesh një thirrje dhe një ftesë apo ftesë dhe thirrje janë e njëjta gjë?

Rrutem Mustafa: Kur ka pas ftesë gojore përmes personit të dytë, ushtarëve nuk mund ta di se si ka qenë thirrja, por ka qenë thirrje normale për këdo që e kemi thirrur.

Pas paraqitjes së një dokumenti, gjykatësi e pyet Mustafën se “a dini kush ishte në pozitë të mblidhte këtë informacion brenda zonës tuaj?”.

Rrustem Mustafa: Është i zonës së UÇK-së dhe jo i zonës së krimit.

Genël Metro: Çfarë ju shtynë ta thoni këtë?

Rrustem Mustafa: Ju po thoni që dokumenti është gjetur në mes të luftës nga UNMIKU në zyrat e SHIK-ut, s’kanë lidhje këto dokumente me kohën e luftës.

Ky dokument nuk është i njohur për mua dhe nuk ka lidhje me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Genël Metro: E pranoni që personi brenda zonës suaj operative dhe pranë komandës tuaj operative që mund ta kishte këtë informacion është Latif Gashi, nuk është kështu?

Rrustem Mustafa: Nuk kam njohuri për këtë kohë dhe as çfarë informacione ka pasur.

Genël Metro: Por, ju e dini që njëra nga detyrat e tij ishte që të mblidhet informata për bashkëpunëtorë në zonën tuaj, e pranoni këtë?

Rrustem Mustafa: Nën komandën e UÇK-së.

Genël Metro: Pra, ju po thoni se jeni në dijeni të këtij dokumenti dhe të ekzistencës së këtij dokumenti?

Rrustem Mustafa: Kam qenë në dijeni që ka dokumente të kësaj natyre, jo për këtë lloj dokumenti.

Rrustem Mustafa: Fillimisht, a është e drejtë të themi që Fatmir Humolli ishte agji ose daja e Hyzri Tallës, e dinit këtë? Hyzri Talli, ishte vartës i zotërit Gashi kështu?

Genël Metro: Me zotërin Gashi, po.

Rrustem Mustafa: Ajo çka tha zotëri Humolli, është kështu: “Personi që përcillte informatat për bashkëpunëtoret tek shtabi i përgjithshëm ishte Latif Gashi”, dinit gjë lidhur me këtë?

Genël Metro: E kam ditur këtë punë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore