Lajme

Parandalohet një rast i kontrabandimit në zonën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë


Malli i kontrabanduar

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë parandaluar një rast të kontrabandaimit në zonën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Njësia e Task Forcës e përbërë nga pjesëtarë të Policisë dhe Doganës së Kosovës të mërkurën në rrugën Preshevë – Gjilan kanë ndaluar një veturë me targa të Serbisë, ku gjatë kontrollit të automjetit është hasur në nxehëse të ndryshme për bojlerë dhe shporet elektrikë në vlerë prej 10 mijë eurove.

Fillimisht automjeti, siç ka njoftuar Policia e Kosovës, nuk i është bindur urdhrit për ndalim dhe ka tentuar të kthehen në drejtim të Serbisë.

“Në dalje të fshatit Pasjan, kanë arrit të ndalojnë automjetin e dyshuar me drejtues Q.H., dhe pasagjer Y.Sh., që të dy nga Presheva”, thuhet në njoftim.

“Lidhur me rastin, të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit drejtuesi i automjetit ndalohet për 48 orë”, thuhet në njoftim

Malli i kontrabanduar dhe automjeti, sipas njoftimit janë sekuestruar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore