Përballje

Para 70 mijë tifozëve, Roma kërkon rikthimin ndaj Feyenoord-it


Roma – Feyenoord do të jetë një nga ndeshjet më interesante të mbrëmjes në ndeshjet çerekfinale të Ligës së Evropës.

Përballje që do të jetë një përsëritje e finales së kaluar të Ligës së Konferencës, ku pikërisht këto dy skuadra u përballen në Tiranë, ndeshje të cilën ekipi i Jose Mourinho-s e fitoi me rezultat 1:0.

Pikërisht me këtë rezultat italianët e kanë humbur ndeshjen e parë në Roterdam, andaj misioni i tyre do të jetë rikthimi në këtë ndeshje për ta siguruar gjysmëfinalen e Europa Leauge.

Lajmi i mirë për tifozët verdhekuq është rikuperimi i Paolo Dybala-s, me argjentinasin që me teknikën dhe fantazinë e tij do të kërkojë të udhëheqë skuadrën drejt përmbysjes.

Në këtë sfidë, pritet të jetnë rreth 70 mijë tifozë të Romës, ndërsa tifozët holandez janë ndaluar të marrin pjesë në këtë ndeshje, pikërisht për shkak të problemeve mes tyre në Tiranë një vit më herët.

Mourinho ka kërkuar që nga tifozët të jetë një atmosferë e zjarrtë për ta ndihmuar ekipin e tij që ta kalojë këtë pengesë dhe të kualifikohet në gjysmëfinale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore