Lajme

Pakti ndërkombëtar i Mbrojtjes/ Trudeau kritikohet për përjashtimin e Kanadasë


Justin Trudeau po përballet me kritika të ashpra nga rivalët politikë. Kjo pasi Kanadaja u përjashtua nga pakti ndërkombëtar i mbrojtjes, pak ditë para se vendi të votojë në zgjedhjet federale.

Australia, Mbretëria e Bashkuar (MB) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) të mërkurën, njoftuan një marrëveshje për ndarjen e institucionit të inteligjencës që synon të kundërshtojë ndikimin kinez në rajonin Indo-Paqësor.

Kanadaja tashmë ndan inteligjencën me Australinë, Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Zelandën e Re. Një marrëveshje e njohur si “Pesë Sytë”, por që nuk u përfshi në paktin e ri, të quajtur Aukus.

Përpara zgjedhjeve federale të së hënës, udhëheqësit e partive konservatore dhe atyre të reja demokratike kritikuan Trudeau-n, për përjashtimin e Kanadasë.

Ndër të tjera u sugjerua se, kjo reflektonte dështim të qeverisë liberale për t’u angazhuar me aleatët kryesorë dhe për të mbajtur një qëndrim të vendosur kundër Kinës.

“Ky është një shembull tjetër që Trudeau nuk merret seriozisht nga miqtë dhe aleatët tanë në të gjithë botën”, tha udhëheqësja konservatore, Erin O’Toole.

Gjithashtu shtoi tha se do të kërkonte të bashkohej me autoritetet të sigurisë Indo-Paqësor nëse zgjidheshin Konservatorët.

Udhëheqësi i ri demokratik, Jagmeet Singh, kritikoi gjithashtu mungesën e Kanadasë nga pakti, duke sugjeruar se Trudeau ishte shpërqendruar shumë nga fushata zgjedhore për t’u angazhuar plotësisht me aleatët.

“Nëse Kanadaja do të ishte bërë anëtare e Aukus”, tha ai, “mund të kishte bërë presion mbi Kinën për të liruar dy kanadezët e burgosur, Michael Spavor dhe Michael Kovrig”.

“Pakti duket si një rrugë e mundshme për të rritur më shumë presion mbi Kinën. Kanadaja mungonte. Një arsye tjetër pse këto zgjedhje nuk duhej të thirreshin”, tha Singh.

Marrëdhënia e tensionuar e Kanadasë me Kinën dhe gjendja e dy kanadezëve të burgosur është shfaqur më parë gjatë zgjedhjeve, kur udhëheqësit u grindën gjatë një debati të fundit.

 

Marrë nga The Guardian, përshtatur për Albanian Post.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore