Bota

Pakistani dhe sulmet ndaj pakicave fetare


Sulmet e ndodhura në dhjetor, ndaj pakicave fetare në Pakistan, kanë marrë qindra jetë njerëzish.

Pjesa më e madhe e popullsisë së Pakistanit i përket besimit mysliman dhe vetëm 3.4%  përfaqëson besimet e tjera. Një nga problemet kryesore me të cilat përballen pakicat fetare në Pakistan është abuzimi me ligjet e blasfemisë.

Ligjet e blasfemisë në Pakistan përmbajnë dënimin me vdekje për këdo që fyen fenë islame. Kritikët thonë se ato janë përdorur për të persekutuar besimet e pakicave dhe për t’i sulmuar padrejtësisht ato.

Ligjet e miratuara gjatë pushtimit britanik, dënojnë me një deri në 10 vite burg ato që shkatërrojnë me qëllim një vend adhurimi.

Në një raport, të publikuar nga agjencia e lajmeve BBC, thuhet se vetë shteti i Pakistanit nuk është në gjendje t’i mbrojë këto pakica fetare.

Shkak për ketë përfundim është bërë sulmi i fundit që ka ndodhur ndaj tempullit të besimit hindu. Sulmi, sipas autoriteteve pakistaneze, ishte i drejtuar nga klerikët mysliman.

Me arrestimet e kryera, janë akuzuar 55 persona. Gjykata e Lartë u ka kërkuar autoriteteve lokale të marrin masa më të ashpra kundër zyrtarëve të policisë që ishin në detyrë gjatë sulmit.

Në raportin e BBC gjendet dhe deklarata e policit që është shkarkuar nga detyra. Sipas tij policia lokale kishte marrë sinjale nga agjencitë e inteligjencës për sulmin që do të ndodhte.

“Arsyeja e mos reagimit ishte frika e kundërvënies që do të kishte kleri. Duke pasur parasysh zhvillimet në rajon, klerikët janë ende të rëndësishëm për politikën tonë shtetërore. Nëse i cënojmë në të përditëshmen e tyre, ne mund të rrezikojmë punët tona. Pra, nëse nuk ka udhëzime shumë të qarta nga lart, ne nuk bëjmë asgjë”, u shpreh polici për sulmin e ndodhur.

Anëtarët e komunitetit hindu thonë se restaurimi i një tempulli nuk do të sjellë harmoni. Ndryshimi për ta do të vijë me përpilimin e kurikulës arsimore, e cila nxit apatinë ndaj jo-myslimanëve.

Përdorimi politik i fesë nga qeveria, dhe një shoqëri e dobët civile do të sjellë gjithmonë sfida për pakicat në Pakistan./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore