Lajme

Pakistan/ Sulmi me bombë në xhami lë 56 viktima dhe 194 të plagosur


Numri i viktimave nga një sulm me bombë në një xhami shiite në qytetin veriperëndimor të Pakistanit, Peshawar, ka shkuar në 56.

Të paktën kështu ka raportuar deri më tani një zyrtar i spitalit Lady Reading, në të cilin janë dërguar shumica e viktimave të shpërthimit të së premtes së 4 marsit.

Spitali ka deklaruar gjithashtu se atje janë dërguar edhe 194 persona të plagosur.

Shpërthimi ndodhi ndërsa besimtarët ishin mbledhur në xhaminë “Kucha Risaldar” në qytetin e vjetër të Peshawar-it për lutjet e së premtes.

“Jemi në gjendje të jashtëzakonshme dhe të lënduarit po dërgohen në spital. Po hetojmë natyrën e shpërthimit, por dukej si një sulm kamikaz”, ka thënë oficeri i policisë, Mohammad Sajjad Khan.

Ambulancat nxituan nëpër rrugët e ngushta të mbipopulluara, duke transportuar të plagosurit në spital, ku mjekët punonin.

Askush nuk e mori menjëherë përgjegjësinë.

Sakaq, kryeministri Imran Khan e dënoi bombardimin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore