Sport

Pakistan Open G1, Jurido Cani i pafat, për një pikë humb medaljen e artë


Një tjetër arritje ka ardhur për sportistët shqiptarë në arenën ndërkombëtare, pas atyre në boks.

Sportsti kuqezi, Jurido Cani, ka arritur të marrë medaljen e argjendë në Taekwondo, në Pakistan Open G1.

Cani u rendit i dyti mes 58 konkurentëve nga e gjithë bota. Ai fitoi pesë ndeshje dhe në finale fati nuk ishte me të, pasi humbi me një pikë diferencë.

Kjo fitore dhe pikët e grumbulluara i shtohen pikëve totale të Canit, në përllogaritjen përfundimtare për kualifikimin në Lojërat Olimpike Verore, Paris 2024.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore