Lajme

Paketa e gjashtë e sanksioneve të BE-së: Nga embargoja e naftës deri te ndalimi i televizioneve ruse


Bashkimi Evropian ka propozuar të ndalojë të gjitha importet e naftës ruse në një paketë të gjashtë sanksionesh që synojnë agresionin e presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i ka njoftuar këto masa gjatë një fjalimi në parlamentin evropian, të mërkurën e 4 majit.

Von der Leyen u shpreh se ky do të jetë një ndalim i plotë i importit për të gjithë naftën ruse, në det dhe tubacione, të papërpunuar dhe të rafinuar.

“Ne do të sigurohemi që të heqim dorë nga nafta ruse në një mënyrë të rregullt, në një mënyrë që na lejon ne dhe partnerët tanë të sigurojmë rrugë alternative të furnizimit dhe të minimizojmë ndikimin në tregjet globale”, tha Presidentja e KE-së.

Sipas saj kjo është arsyeja pse ata do të heqin gradualisht furnizimin rus të naftës bruto brenda gjashtë muajve dhe produkteve të rafinuara deri në fund të vitit.

Sanksionet do të kërkojnë mbështetje unanime midis 27 vendeve të BE-së – me Sllovakinë që tashmë ka treguar se do të kërkojë një përjashtim dhe Hungaria që sugjeron që sanksionet mbi furnizimet me energji janë një “vijë e kuqe” për ta.

Masat e tjera të propozuara përfshinin oficerët e lartë ushtarakë dhe individë të tjerë që akuzohen për kryerjen e krimeve të luftës në Bucha dhe ata që janë përgjegjës për rrethimin e Mariupol-it.

“Ne e dimë se kush jeni, ju nuk do të shpëtoni me këtë”, Tha von der Leyen për oficerët që kanë kryer krime lufte.

Ndalimin e tre televizioneve shtetërorë rusë nga transmetimet e BE-së. Sipas vone der Leyen do të shkëputen nga BE-ja në kabllo, satelit ose në internet pasi  quajti “gojëdhënëse që amplifikojnë gënjeshtrat e Putin-it”.

Po ashtu në paketën e gjashtë të sanksioneve përfshihej dëbimi i “SberBank” – banka më e madhe e Rusisë – nga sistemi i pagesave ndërbankare “Swift”. Si dhe dy banka të tjera të mëdha.

Ajo e përmbylli duke theksuar se Evropa ka një përgjegjësi të veçantë ndaj Ukrainës dhe propozoi gjithashtu një “paketë ambicioze rimëkëmbjeje” për vendin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore