Stil

“Oto”, karrigia që qetëson personat autikë


Karriga "Oto"

Të gjithë ata të cilët janë duke vuajtur nga përjetimi i mbingarkesës shqisore, i cili njihet si autizëm, Alexia Audrain, ka menduar edhe për këtë problem.

Dizajneri Audrain ka krijuar një karrige të quajtur “Oto”, e cila ka mure me fryrje, ku ndihmon të gjithë personat për t’u qetësuar.

Kjo karrige është paraparë për të imituar ndjenjën e përqafimit. Shtrëngon gjoksin dhe këmbët përmes moduleve të shpërthimit të ngjashme me ato të një monitori të presionit të gjakut.

Kjo metodë kërkon ndihmë nga një person tjetër duke u mbajtur fort, përqafuar ose kapur në tokë.

Audrain në një intervistë për “Dezeen” thotë se “Qëllimi i karriges është të lejojë sa më shumë njerëz që të jetë e mundur ta përdorin atë në mënyrë autonome, në mënyrë që të plotësojnë nevojat e tyre shqisore”, deklaron ai.

Po ashtu, ai thotë se përqafimi nuk duhet të aplikohet si në një pajisje kufizuese ose në trajtimin e shokut psikiatrik.

“Përdoruesi është në një pozicion ulur për të qëndruar nën kontrollin e trupit të tij dhe të hapur ndaj mjedisit në mënyrë që përqafimi të jetë një zgjedhje”, është shprehur ai.

Karriga “Oto”

Kjo lloj terapie me presion të thellë ka rezultuar i dobishëm për njerëzit me autizëm, të cilët mund të luftojnë me përpunimin e informacionit ndijor si zhurma, drita ose kontakti fizik, duke i ndihmuar ata të përqendrohen në kufijtë e trupit të tyre.

Ndryshe nga batanijet ose jelekët e peshuar që ndonjëherë përdoren për të administruar terapi me presion të thellë, ky sistem aplikon kompresim aktiv dhe jo pasiv dhe kështu siguron lehtësim më efektiv, tha Audrain.

Gjithashtu, dizajneri deklaron se ka përdorur dru ahu pasi është i zakonshëm në pyjet franceze, ndryshe nga shumë mobilje mjekësore, të cilat janë bërë nga plastika.

“Përdoruesit, familjet dhe ekipet mjekësore konfirmojnë se është e rëndësishme që të keni qasje në mobilje terapeutike të bukura dhe jo stigmatizuese për të kontribuar në efektin qetësues që ofron”, përfundoi Audrian.

Karrigia “Oto” e cila përdoret me telekomandë

Ndryshe, autizmi është çrregullim neurobiologjik që veçohet me vështirësi në komunikim, ndërveprimi shoqëror dhe sjellje të përsëritura dhe rreze të kufizuar interesash.

Simptomat fillojnë të shfaqen para moshës dy vjeçare dhe shkalla e dëmtimit të këtyre tri fushave dallon nga individi në individ.

Këta persona ndryshe nga të tjerët kanë botën e tij në mendje ku ai mendon thjesht për gjëra më normale, gjera më të thjeshta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore