Lajme

Osmani udhëton në Portugali, do të pritet nga homologu i saj


Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të marte, ka udhëtuar në Portugali për një vizitë pune, ka njoftuar Zyra e Presidentes.

Gjatë qëndrimit në Portugali, Osmani, sipas komunikatës për media, do të takohet me presidentin e Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa dhe kryeministrin Antonio Costa.

Po ashtu gjatë qëndrimit në Lisbonë, Osmani, do të marrë pjesë në Web Summit, ku do të jetë njëra nga folëset.

“Me ftesë të Web Summit, Presidentja Osmani e shoqëruar nga delegacioni i bizneseve kosovare në fushën e ICT-së, do të jetë folëse në këtë samit, i cili konsiderohet ngjarje kryesore e teknologjisë në botë”.

Në kuadër të vizitës në Portugali, Osmani dhe kryetari i Lisbonës, Carlo Moedas, do ta përurojnë edhe shtatoren e Nënë Terezës, e vendosur në qendër të kryeqytetit të Portugalisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore