Lajme

Osmani: S’lejojmë që territori i Kosovës të jetë pjesë e dialogut


Foto nga takimi në mes të Vjosa Osmanit e Miroslav Lajçak

U.d. Presidentja, Vjosa Osmani pas takimit me emisarin e Bashkimin Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se “nuk do të lejojmë që territori i Kosovës të jetë pjesë e dialogut, pasi që Kosova e ka përmbyllur statusin e saj njëherë e përgjithmonë”.

“Nuk ka çfarë të negociohet rreth statusit të Kosovës”, tha Osmani, duket shtuar se mes Kosovës e Serbisë dialogu duhet të “rezultojë në njohje reciproke”.

“Kjo është zgjidhja e vetme”, sipas Osmanit.

“Patëm një diskutim përmbajtjesor, e bëra të qartë në procesin e dialogut duhet ta ketë një rishikim i cili do të ndihmojë që Kosova të jetë e përgatitur, të respektojë interesat e qytetarëve në një proces që duhet të rezultojë në njohje të Serbisë, më kufijtë aktual dhe kushtetutën aktuale”, tha ajo.

Më pas ajo ka treguar që sapo të formohet qeveria e re dhe institucionet, do të hapet një kapitull i ri i këtij procesi.

“Personalisht si presidente do të punoj shumë më të gjithë. Presim që do te ketë koordinimin ndërmjet BE-së dhe SHBA-së. Kosova gjithnjë e ka shprehur bashkëpunimin ndaj të gjithë fqinjëve, edhe në rastin e Serbisë pavarësisht që nuk ka kërkuar falje”, sqaroi ajo.

Takimi midis ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani dhe përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka nisur rreth orës 08:00 të mëngjesit të së martës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore