Kosova

Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Letonisë


Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe ambasadorja e re e Letonisë, Elita Kuzma.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadorja e re nga e re e Letonisë, Elita Kuzma të hënën.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate nga Zyra e Presidencës.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Letonisë në Republikën e Kosovës, Elita Kuzma, të cilën e ka uruar për detyrën”.

Osmani në takim me ambasadoren Kuzma, shfaqi besimin për thellimin e mëtejmë  të raporteve ndërmjet të dy shteteve gjatë mandatit të ambasadores.

“Në këtë kontekst, Presidentja Osmani theksoi se shtetet baltike i konsiderojmë partnerë strategjik, sidomos në fusha si mbrojtja e siguria, poashtu edhe teknologji informative e digjitalizim”.

“Ajo falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Letonia i ka ofruar Kosovës në BE dhe në NATO”.

Më 21 shtator, Osmani gjatë qëndrimit të saj në Neë York ishte takuar me presidentin e Republikës së Letonisë, Edgars Rinkevics me të cilin ka diskutuar edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë, duke thënë se Kosova është “e përkushtuar për paqe” dhe “siguri afatgjate”.

Osmani kishte kërkuar nga Rinkevics edhe thëllim të raporteve bilaterale mes dy vendeve.

“Presidentja Osmani e uroi Presidentin Rinkēvičs për zgjedhjen e tij, duke shprehur përkushtimin që të vazhdohen përpjekjet e përbashkëta për thellimin e raporteve bilaterale në mes të Kosovës dhe Letonisë, të cilat kanë themelet në vlerat e përbashkëta demokratike, si dhe ngritjes së tyre në nivel të partneritetit strategjik”, thuhet në komunikatë.

Ajo po ashtu kishte uruar atë për mbështetjen që i ka jepur Letonia, Kosovës për rrugën euroatlantike të Kosovës dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore