Kosova

Osmani për katër vite si deputete shpenzoi 4 mijë euro derivate – si banore e Prishtinës


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpenzuar 4 mijë euro për karburante sa ishte deputete e Kuvendit të Kosovës.

E para e shtetit, këto shpenzime i kishte bërë nga viti 2011 deri më 2014 sa ishte në pozitën e deputetes.

Në raportin e Kuvendit të Kosovës mbi shpenzimet e deputetëve për karburante ndër vite, Osmani në vitin 2011 kishte shpenzuar 380 euro, në vitin 2012 kishte shpenzuar 1 mijë e 780 euro, në vitin 2013 ajo kishte shpenzuar 1 mijë e 240 euro dhe në vitin 2014 ajo kishte shpenzuar 520 euro.

Shpenzimet e presidentes Vjosa Osmani në periudhën nëntor-dhjetor të vitit 2011
Shpenzimet e presidentes Vjosa Osmani në periudhën nëntor-dhjetor të vitit 2012
Shpenzimet e presidentes Vjosa Osmani në periudhën nëntor-dhjetor të vitit 2013
Shpenzimet e presidentes Vjosa Osmani në periudhën nëntor-dhjetor të vitit 2014

Në përgjithësi, i bie që ajo për katër vite kishte shpenzuar tre mijë e 920 euro.

Këto të holla Osmani, i kishte marrë për udhëtimin e saj nga Mitrovica në Prishtinë.

Mirëpo, presidentja tash e sa vite është banore e Prishtinës.

Ndryshe, për 11 vjet deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shpenzuar 1 milionë e 130 mijë e 820 euro nga buxheti i Kosovës për udhëtime.

Në listën e publikuar nga Kuvendi i Kosovës, e që përfshinë periudhën prej vitit 2011 deri në vitin 2021, viti 2012 ka qenë viti më i kushtueshmi në këtë drejtim ku janë shpenzuar 173 mijë e 470 euro për udhëtime të deputetëve.

Në vitin 2011 u shpenzuan 29 mijë e 460 euro, në vitin 2013 deputetet shpenzuan 163 mijë e 680 euro ndërsa një vit më pas, 2014, u shpenzuan 73 mijë e 240 euro.

Deputetët në vitin 2015 shpenzuan 119 mijë e 900 euro, në vitin 2016, 90 mijë e 913 euro, një vit më pas, 2017, 54 mijë e 209 euro

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore