Osmani: Blloku politik shqiptar po shpërbëhet, ndarja e disa partive është punë e një qendre hibride
Ministri shqiptar i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, është shprehur i shqetësuar me ndarjet e partive politike shqiptare që po ndodhin në Maqedoninë e Veriut, dhe sipas tij kjo është punë e një qendre hibride.
Së fundmi në Maqedoninë e Veriut, Izet Mexhiti, me disa deputetë është larguar nga partia ku ishte nënkryetar, Bashkimi Demokratik për Integrim – i udhëhequr nga Ali Ahmeti – ku ka vendosur që të krijojë një parti të re. Përveç BDI-së – që është partia më e madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut – ndarje kanë ndodhur edhe tek Lëvizja Besa, që udhëhiqet nga kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, si dhe tek Alternativa e Afrim Gashit.
Duke pasur parasysh lëto çarje tek partitë shqiptare në Maqedoni të Veriut, Osmani ka frikë se po përcahet blloku politik shqiptar.
“Edhe nga BDI u nda një grup deputetësh edhe nga BESA u nda edhe nga Alternativa u nda një grup. Pra kemi një përçarje në bllokun politik shqiptar. Unë e vendosa këtë në kontekst të asaj qendre hibride politiko-ekonomike, e cila, sipas informacioneve tona ka rënë dakord për tre drejtime kryesore, gjegjësisht, përfundime”, tha Osmani, transmeton “AlsatM”.
Osmani vlerëson se, këto tre qëllime të kësaj qendre hibride politiko-ekonomike, që sipas tij janë formuar nga oligarkët dhe politikanët, “janë copëtimi i partive shqiptare, ruajtja e kapitalit nga privatizimi dhe mosndëshkimi i ndërsjellë”.
“Ideja e këtyre oligarkëve dhe politikanëve është që të ruhet monopoli në ekonomi dhe në jetën politike karshi veprimit dhe pushtetit të partive shqiptare në Maqedoni”.
“Jo të shkatërrohet BDI-ja, por për të krijuar parti politike lokale që do të merren me njëra-tjetrën dhe nuk do mund të rrezikojnë interesat e atyre oligarkëve. Mendoj se është e dëmshme për funksionimin normal dhe interesat e shtetit, sepse ato janë politika të ndarjes”, shtoi ai.
Por, përkundër kësaj, Osmani beson se “qëllimi i këtyre personave është i destinuar të dështojë”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Hungaria s’e mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, kërkon progres në dialog
-
Britania dërgon 300 trupa për stërvitje të përbashkët me KFOR-in në Kosovë
-
Molliqaj: Nëse pushtetit i del papunësia 4%, 96% të mbetura janë manipulim
-
Papunësia në Gjermani 3.4 për qind, në Kosovën e LVV-së vetëm 4 për qind: Një diferencë e vogël – një propagandë e madhe
Lajmet kryesore
-
Feudalizmi i Futbollit: 12 Klube që Flasin Me Zë, Por Pa Mend dhe pa menduar
-
Qeveria miraton indeksimin e pensioneve, përfitojnë rreth 800 mijë pensionistë
-
Një komision ‘ursulacentrik’ me Francën dhe Spanjën si satelitë
-
A do të thirret para drejtësisë Besnik Bislimi për shkelje të “sovranitetit” dhe “integritetit territorial” të Kosovës?