Lajme

Orkestruan arratisjen e ish-shefit të Nissan-it, dënohen babë e bir


Babë e bir janë dënuar për rolin e tyre në arratisjen e ish-shefit të Nissan-it, Carlos Ghosn, nga Japonia në 2019-ën.

Gjykata e Tokios dënoi veteranin e Forcave Speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Michael Taylor, me dy vite burg.

Djali i tij, Peter-i, u dënua me një vit e tetë muaj burg.

Dyshja u ekstradua nga SHBA-të, me pretendimin se ata ndihmuan Ghosn-in të arratisej nga Japonia në një kuti bagazhi, ndërsa priste gjyqin.

Prokurorët japonezë kishin kërkuar dy vite e 10 muaj burg për Michael Taylor dhe dy vite e gjashtë muaj për Peter-in.

Sipas prokurorëve, ata kanë orkestruar arratisjen e Ghosn-it në Liban nga aeroporti perëndimor i Japonisë “Kansai” në dhjetor të 2019-ës.

Prokurorët kanë shkuar më tej duke sugjeruar se dyshja amerikane ka marrë 1.3 milionë dollarë për shërbimet e tyre.

Të dy ishin deklaruar më parë fajtor për akuzat dhe thanë se ishin penduar për veprimet e tyre.

“Rënia e zotit të makinave”

Michael Taylor dhe djali i tij Peter bënë një betejë disa-mujore për të shmangur ekstradimin mbi çështjen, përpara se Gjykata e Lartë e SHBA-ve t’ia dorëzonte ato autoriteteve japoneze në mars.

Ish-shefi i Nissan-it është tani një i arratisur ndërkombëtar që jeton në shtëpinë e tij të fëmijërisë në Liban, i cili nuk ka asnjë traktat ekstradimi me Japoninë.

Ghosn ishte një i dënuar me kusht ndërsa priste gjyqin për katër akuza të sjelljes së keqe financiare, të cilat ai i ka mohuar.

Prokurorët e SHBA-ve e quajtën arratisjen e tij “një nga aktet më të pacipa të arratisjes në historinë e njerëzimit”.

Pas mbërritjes së tij në Liban, Ghosn tha se ai ishte një “peng” në Japoni, duke lënë një zgjedhje midis vdekjes atje ose arratisjes.

Ghosn u arrestua për herë të parë, për akuzat e sjelljes së keqe financiare në nëntor të 2018-ës.

Në një intervistë ekskluzive me agjencinë ndërkombëtare të lajmeve “BBC” të transmetuar në fillim të këtij muaji, Ghosn tregoi se si ai u maskua për t’u futur pa u vënë re nëpër rrugët e Tokios.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore