Pajisje

Orat e Google: Tipari “Hej Google” jashtë funksionit, kompania premton kthimin e tij


Tipari “Hej Google”, i cili është asistent virtual i Google, e ngjashme me “Siri-n”, aktualisht është jashtë funksionit për Wear OS.

“Hej Google” është prishur tash e disa muaj, sipas një raporti nga 9to5Google.

Por, google thotë se po punon për të rregulluar këtë problem, duke shtuar se janë të vetëdijshëm për problemet që disa përdorues kanë hasur, dhe se do t’i ndihmojë partnerët që “t’i trajtojnë këto dhe të përmirësojnë përvojën në përgjithësi”, shkruan “The Verge”.

Shumë përdorues me modele të ndryshme po raportojnë të njëjtin problem që nga nëntori i vitit 2020.

Ata thonë se asistentja virtuale nuk është plotësisht e papërdorshme, pasi përdoruesit janë ende në gjendje ta qasen në atë me një shtypje të gjatë butoni , por nëse tipari i zërit nuk ka funksionuar për një kohë të gjatë, reflekton se Google nuk kujdeset për Wear OS.

Deklarata e Google nuk e bën të qartë se sa kohë do të zgjasë derisa çështja të rregullohet.  Ndërsa Wear OS mund të mos jetë thelbi i  Google, asistenti virtual duket të jetë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore