Stil

Ora më e shtrenjtë i takon Cristiano Ronaldos – kushton plot 430 mijë euro


Futbollisti i Manchester United, Cristiano Ronaldo, është pronari i asaj që thuhet të jetë ora më e shtrenjtë në glob, që i takon markës “Rolex” dhe ka një çmim prej jo më pak se 371 mijë funtesh apo 432 mijë eurosh.

Ronaldo është një nga dy futbollistët aktivë që ka fituar mbi një miliard euro gjatë karrierës së tij prej lojtari të futbollit, bashkë me lojtarin e PSG-së, Lionel Messi, shkruan “SportBible”.

Cristiano Ronaldo.

Por, së fundmi, Cristiano Ronaldo është futur në listën e pesë sportistëve me të ardhurat më të larta monetare të të gjitha kohërave.

Pos Ronaldos, në këtë listë pjesë bëjnë edhe David Beckham, LeBron James dhe Roger Federer.

Sigurisht, të pasurit të ardhura të këtij niveli nuk përbën befasi që 36 vjeçi të posedojë një orë të tillë të markës gjigande “Rolex”, ndërsa ky aksesor është aq i veçantë sa që rrallë herë mund të shihni në jetën e përditshme, pasi që “GMT Master Ice” brenda saj, e ka rritur çmimin në masë astronomike.

Cristiano Ronaldo.

Ish- sulmuesi i “Juventus-it”, orën e famshme e pati blerë në vitin 2019, ndërsa akoma po luante në “Serie A”, ndërkohë që e njëjta kishte kushtuar plot 371,000 funte (432 mijë euro) në atë kohë, ajo u bë zyrtarisht ora me çmimin më të lartë që kompania “Rolex” kishte shitur ndonjëherë – fakt që mbetet akoma aktual.

Mes shumë të veçantash, ora është e përbërë nga ari i bardhë 18 karatësh, me theksi diamanti 30 karatësh, kornizë dhe rrip të dorës, duke u dalluar kështu nga të gjithë aksesorët e tjerë në treg.

Ora “Rolex” e Cristiano Ronaldos.

Pothuajse çdo milimetër i orës është i mbuluar me gurë apo ar të bardhë, duke u bërë akoma më atraktive për blerësit ekskluzivë.

Cristiano Ronaldo është parë me orën e famshme në dorë për herë të parë pranë festave të fund vitit, me 27 dhjetor të vitit 2019 kështu që mundësitë që ai ta kishte pranuar atë në formë të dhuratës janë të mëdha.

Ndërkaq, Ronaldos nuk i është parë ora në kyç të dorës që nga koha kur ai u largua nga Torino për në Manchester, duke ngritur kështu pikëpyetje nëse ai e zotëron akoma orën më të shtrenjtë në botë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore