Lajme

Oqeani në Florida regjistron temperatura “të pashembullta”, të ngjashme me një vaskë të nxehtë


Temperatura në sipërfaqe të oqeanit rreth Florida Keys u rrit në 38.43 gradë Celsius këtë javë.

Çka mendohet se mund të jetë një rekord global teksa nxehtësia e oqeanit rreth shtetit arrin ekstreme të paparë.

Një bovë e vendosur në ujërat e gjirit Manatee në parkun kombëtar Everglades regjistroi temperaturën e lartë të hënën vonë pasdite, treguan të dhënat e qeverisë amerikane.

Sipas Administratës Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës (Noaa), temperaturat normale të ujit për zonën në këtë kohë të vitit duhet të jenë midis 23 dhe 31 gradë Celsius.

Niveli i nxehtësisë i regjistruar këtë javë është thuajse i njëjtë me një vaskë të nxehtë.

Të dhënat për temperaturën e sipërfaqes së oqeanit nuk mbahen, por një studim i vitit 2020 sugjeroi se temperatura më e lartë e vërejtur ishte 37.61 gradë në Gjirin Persik.

Të dhënat mbi temperaturat ekstreme i shtohen paralajmërimeve të mëparshme për ngrohjen e ujërave të Florida-s në pjesën juglindore, pasi nxehtësia e zgjatur vazhdoi të nxehte pjesë të tjera të vendit.

Bregdeti i Florida-s jugore është përballur me një valë ekstreme të të nxehtit që kërcënon jetën detare dhe ekosistemet e oqeanit.

Valët e të nxehtit po prekin gjithnjë e më shumë oqeanet e botës, duke shkatërruar leshterikët, barin detar dhe koralet dhe duke vrarë pjesë të jetës detare.

Hulumtimet në vitin 2019 zbuluan se numri i ditëve të valëve të të nxehtit të oqeanit ishte trefishuar vitet e fundit.

Një vapë e vitit 2021 ka të ngjarë të ketë vrarë më shumë se 1 miliard specie detare përgjatë Paqësorit të Kanadasë, thonë ekspertët.

Sakaq, frekuenca dhe intensiteti në rritje i motit të ashpër është një simptomë e krizës klimatike globale, të drejtuar nga njeriu, që po nxit ekstreme, me valët aktuale të të nxehtit që pritet të vazhdojnë deri në gusht.

Temperaturat në Florida paraqesin gjithashtu një kërcënim për furnizimet e njerëzve me ushqim dhe mjetet e jetesës për ata, puna e të cilëve është e lidhur me ujin.

Po ashtu temperaturat e larta rreth Florida Keys po vënë në rrezik shkëmbinj nënujorë koralorë.

Nuk është ende e qartë nëse temperaturat e regjistruara në Florida do të llogariten si një rekord botëror, sepse zona është e cekët, ka barëra deti në të dhe mund të ndikohet nga toka e ngrohtë në parkun kombëtar Everglades aty pranë, ka thënë meteorologu Brian McNoldy.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore