Opinione / Politikë

Epoka e re e dhunës së ekstremit tё djathtё


Colin P. Clarke

Imazhet e rrethimit tё Capitol Hill do tё mbeten në histori. Dhuna e tërbuar e mbёshtetёsve tё Donald Trump në Capitol, nё 6 janar rezultoi nё njё kryengritje tё dёshtuar.

Por pёr ekstremistёt e djathtё, militantёt anti-qeveritarë, supremacistët e bardhё dhe teoricienёt e dhunshёm konspirativё, asgjё nuk ishte dёshtim.

Pёrgjatё vitit 1990, incidente tё shumta pёrhapёn kauzёn e ekstremit tё djathtё: Ruby Ridge, Idaho, nё vitin 1992; Waco, Texas, nё vitin 1993, dhe bombardimi i Oklahoma City nё vitin 1995.

Nё qytetin Oklahoma, Timothy McVeigh kreu aktin mё vdekjeprurёs tё terrorizmit tё dhunshёm nё historinё e SHBA. Ai bombardoi institucionin shtetёror tё Alfred P. Murrah dhe vrau 168 njerёz.

Agjentё federalё u angazhuan bashkarisht pёr tё arrestuar ekstremista tё armatosur. Imazhet ishin shumё tё tmerrshme pёr t’u pёrshkruar. Nga ana tjetër, brenda qarqeve anti-qeveritare momentet ishin vendimtare për të evoluar nё propaganda tё forta.

Rrethimi i Capitol Hill do tё pёrkufizohet si njё demonstratё e suksesshme – provё e konceptit. Pothuajse menjёherё, imazhe të asaj dite u pёrhapёn pёrgjatё gjithё platformave tё mediave sociale.

Nё platformën “Telegram”, ekstremistёt e djathtё pafytyrёsisht sugjeronin mënyra rekrutimi nё MAGA. Segmente tё mёdha tё turmёs qё pushtuan Capitol Hill nuk ishin pёrfshirё nё ndonjё organizatё. Shumica e tyre ishin individё, grupe tё vogla, familjarё dhe komshinj. Ose siç quhen, ushtarёt kёmbёsorё tё ekstremit tё djathtё.

Disa ose shumё prej tё rekrutuarve duhet të kenë trajnim ushtarak ose policor. Mё kritike akoma ёshtё ekstrakti i moshave tё reja, tё cilёt importohen pёr tё siguruar në këtë mënyrë jetёgjatёsinё e saj.

Ashtu siç shumё amerikanё u motivuan pёr t’u bashkuar me ushtrinё pas sulmeve tё Al Qaeda nё 11 shtator, dhe u quajtën akte patriotizmi, disa tani kryejnë të kundërtën e këtyre akteve duke u bashkuar me militantёt anti-qeveritar.

Data e 6 janarit do tё jetё aq simbolike pёr ekstremistёt e djathtё, aq sa ёshtё 11 shtatori pёr amerikanёt.

Mbёshtetur nga lajmet konservative pёrmes internetit, radios dhe mediave sociale, Trump-i ka shtruar prej vitesh terrenin pёr dhunё politike. Pёrpjekjet e tij pёr tё shpёrndarё dezinformim minojnё institucionet e vjetra demokratike. Vendosja e amerikanёve kundёr njёri-tjetrit do tё vazhdojё tё shtyjë të ardhmen e ekstremit të djathtё.

Nё sondazhin e “PBS NewsHour Marist”, 8% e amerikanёve tё anketuar thanё se e mbёshtesnin kryengritjen. Pёr njё lёvizje tё obsesionuar me konceptin e tiranisё qeveritare, imazhet e rrethimit tё Capitol-it-simboli mё i fuqishёm i Qeverisё Amerikane-do tё kenё njё qëndrueshmëri tё fuqishme.

Turbulenca e viteve pasuese nuk duhet neglizhuar. Shitjet rekord tё armёve tё zjarrit, degradimi ekonomik dhe shkatёrrimi i vazhdueshёm i strukturёs shoqёrore tё Amerikёs-pёrkeqёsuar nga shёndeti jo i mirё mendor, rritja e dhunёs nё familje, abuzimi me substanca gjatё pandemisё, krijojnё njё kombinim tepёr shqetёsues.

E djathta ekstreme shpesh thekson atё qё kundёrshton, dhe jo idealet pёr tё cilat qёndron. Ajo u zhvillua nё mёnyrё tё decentralizuar, nё vitet 1990 dhe u aktivizua pёrsёri gjatё katёr viteve tё fundit. Megjithatё kurrё nuk i qëndroi plotёsisht parimeve themelore tё saj.

Ekstremizmi i djathtё qё bashkon supremacistёt e bardhё, teoricienё konspirativё  dhe ekstremistё tё tjerё tё motivuar nga kultura e armёve dhe urrejtja ndaj qeverisё, pritet tё bёhet fenomeni i vitit 2021.

Me mungesёn e Trump-it në qeveri, njё pjesё e mbёshtetёsve tё tyre rrezikojnë tё rekrutohen nё faqe interneti ekstreme, potencialisht nё organizata tё supremacisё sё bardhё dhe neo-naziste. Kёto grupe veçojnë posaçërisht përkrahësit trumpistë.

Si rezultat, pjesa më e madhe e ekstremit të djathtë mund të përfshihet në dhunë raciale dhe etnike. Pas inaugurimit më 20 janar, pasuesit e QAnon-it (grup ekstremist) tё acaruar bёrtisnin: “Ata po luajnё me ne”. Duke ndjerë zhgënjimin, supremacistët e bardhë u tërhoqën. U drejtuan drejt pasuesve të pakënaqur të QAnon-it duke nxitur “urrejtjen e tyre të padrejtësisë” për të ndërtuar raporte dhe përshpejtuar procesin.

Administrata e Biden njoftoi të premten një iniciativë që synon rishikimin e qasjes së qeverisë ndaj terrorizmit të brendshëm. Ai urdhëroi agjencitë e inteligjencës të kryejnë një vlerësim gjithëpërfshirës të kërcënimeve të ekstremizmit të dhunshëm në familje. Gjithashtu zhvillimin e aftësive për t’iu kundërvënë  dhe përçarë rrjetet ekstremiste, në koordinim me departamentet federale që mbikëqyrin kërcënimet e evolucionit të terrorizmit.

Ёshtë hapi që të çon në drejtimi të duhur. Administrata duhet të kërkojë të miratojë një projekt-ligj të ngjashëm me Aktin e Shqyrtimit të Ekstremizmit të Supremacistëve të Bardhë. Ai do tё drejtojë komunitetin e inteligjencës për të zhvilluar dhe shpërndarë vlerësimet pёr kërcënimet dhe grupet e dhunshme të supremacistëve që veprojnë jashtë shtetit. Disa prej tyre mund të kenë lidhje me ekstremistë të qendёrzuar nё SHBA.

Edhe pse kёrcёnimi mё i madh buron nga grupe tё brendshme, grupe transnacionale të ekstremit të djathtë po pёrhapen, tё cilat në të ardhmen e afërt ka tё ngjarë të forcohen. Një shtysё për të shqyrtuar me kujdes grupet transnacionale, mund të zbulojë lidhje me individë ose organizata që veprojnë në tokën e SHBA.

Ligjvënësit duhet t’a bëjnë terrorizmin e brendshëm një krim federal. Ekzistojnë shqetësime reale rreth statutit të terrorizmit të brendshëm. Shqetësimet përfshijnë çështjet e fjalës së lirë, të mbledhjeve, dhe gjithashtu potencialin për abuzim nga politikanët e korruptuar tё cilёt mund të përdorin emërtimet e terrorizmit tё brendshёm kundër armiqve të perceptuar politik. Transparenca dhe mbikëqyrja duhet të jenë përbërës thelbësorë të çdo legjislacioni të ri.

Përcaktimi i terrorizmit të brendshëm si një krim federal do t’u siguronte departamenteve dhe agjencive federale më shumë mjete dhe burime për të luftuar kërcënimin. Do të bënte të detyrueshme raportimet për krimet e motivuara nga paragjykimi dhe urrejtja. Më tej, kjo do të lejojë agjencitë federale të prishin rrjetet ekstremiste, pёrmes precedentit do tё sigurojnё provat e duhura materiale.


Lajmet kryesore