Sport

Operohet me sukses Bernard Berisha


Futbollisti kosovar, Bernard Berisha, ka kryer me sukses operimin në krahun e majtë, pasi që kishte pësuar një lëndim me ekipin e tij Akhmat Grozny.

Ai u lëndua në ndeshjen që skuadra i tij e fitoi përballë Arsenal Tula me rezultat 2:1, ku Berisha asistoi te goli i parë.

Bernardi e ka kryer operacionin në klinikën “Villa Stuart” në Romë, derisa me një shkrim në rrjetet sociale, falënderoi mjekët për kujdesin e treguar ndaj tij.

Ai do të qëndrojë edhe për pak kohë në kryeqytetin italian, kurse rikthimi në fushën e futbollit nuk dihet ende.

Kujtojmë që Berisha është pjesë e skuadrës ruse që nga vitit 2016, me të cilët ka realizuar 133 paraqitje në të gjitha garat, ku ka realizuar 19 gola dhe 13 asistime.

Ndërsa ai ka edhe 16 paraqitje me kombëtaren e Kosovës, por kohëve të fundit nuk është ftuar, pas prishjes së raporteve me trajnerin Bernard Challandes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore