Muzikë

Olivia Rodrigo e shpreh publikisht simpatinë për Lorde dhe influencën që mori nga ajo


Ekziston një këngë e veçantë e Lorde që zë vë një vend special në zemrën e artistes latine, Olivia Rodrigo.

Në një intervistë të re të tryezës së rrumbullakët “The Hollywood Reporter”, me disa nga kantautorët e shquar të këtij viti, Rodrigo foli për mënyrën sesi “trajektorja” e jetës së saj ndryshoi kur dëgjoi hitin e Lorde të vitit 2013, “Royals”.

Olivia Rodrigo.

“Më kujtohet që mora telefonin tim të parë ndoshta në 12 ose 13 vjet, dhe gjëja e parë që bëra ishte shkarkimi i Lorde, ‘Pure Heroine’”, tha interpretuesja 20-vjeç.

“E dua shumë. Më kujtohet se e dëgjova kur fillova të shkruaj këngë dhe thjesht u mahnita nga tekstet e saj, të cilat, e dini, janë pothuajse adoleshente”, shtoi ajo.

Fituesja e “Grammy” kujtoi se ndjehej sikur Lorde, e cila ishte 16 vjeçe në kohën e publikimit të albumit në shtator të vitit 2013, “e bëri të qenit e re dhe të bënte këto gjëra në dukje të parëndësishme të ndihej kaq e shenjtë dhe e bukur” përmes shkrimit të këngëve të saj.

Lorde.

“Ai album është një nga të preferuarit e mi dhe ajo ende më frymëzon shumë edhe sot e kësaj dite”, shtoi Rodrigo, përpara se të thellohej në dashurinë e saj për “Royals”.

E lëshuar përpara albumit si singulli i saj i parë në qershor të vitit 2013, kënga përmbante komente mbi prirjen e muzikantëve të njohur për të kënduar për stile jetese luksoze që nuk janë të ngjashme për shumë dëgjues.

“Më kujtohet që e kam dëgjuar për herë të parë atë këngë në radio”, kujton Rodrigo.

“Ishte një nga ato momentet kur ju kujtohet gjithmonë – kujtesa e çastit. Si, ‘Oh im Zot. Çfarë është kjo?’ Ndryshon trajektoren e jetës suaj”, përfundoi ajo.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore