Lajme

OKB-ja kërkon hetim për incidentin me 92 emigrantët lakuriq


Agjencia e OKB-së për refugjatët po kërkon një hetim urgjent për zbulimin e 92 personave të zhveshur në kufirin tokësor të Greqisë me Turqinë.

Ndërkombëtarët e quajtën incidentin tronditës dhe deklaruan se ishin “thellësisht të shqetësuar” nga imazhet e grupit.

Lajmi u bë i ditur nga gazeta britanike “The Guardian”.

Burrat, kryesisht nga Afganistani dhe Siria, u gjetën pranë kufirit pasi kaluan lumin Evros me gomone, sipas policisë greke.

Një zëdhënës i UNHCR-së zbuloi për botimin britanik se mes tyre kishte dhe fëmijë.

“Ne po kërkojmë një hetim të plotë sepse rrethanat nuk janë të qarta”, tha Stella Nanou, zëdhënësja e agjencisë në Athinë. “Ne jemi gjithmonë kundër trajtimit degradues dhe mizor dhe ajo që kemi parë është tronditëse”.

Migranti, Stella Nanou (Unhcr): "Ventimila persone al confine tra Turchia e Grecia. Circa 250 i migranti arrestati" - Il Fatto Quotidiano

Imazhet e emigrantëve të zhveshur, disa me shenja lëndimi, u shfaqën në fundjavë pas zbulimit të raportuar të tyre nga rojet e patrullës pranë lumit, i cili demarkon kufirin.

Policia greke u shpreh se burrat kishin dëshmuar se ishin sjellë në zonë me tre automjete ushtarake turke përpara se të urdhëroheshin të hiqnin rrobat e tyre dhe të hipnin në gomone.

Dëshmitë, pretendon ajo, janë dhënë gjatë një hetimi të përbashkët të kryer nga autoritetet greke me zyrtarë nga Frontex, agjencia kufitare e BE-së.

Grupit, të cilëve iu dhanë menjëherë rroba, ushqime dhe ndihma e parë, prej të shtunës mbahen në policinë dhe rojen kufitare të Feres-it.

92 naked migrants collected by Greek authorities in Evros region | in-cyprus.com

Reagimet

Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu kritikoi më herët keqtrajtimin e refugjatëve nga ana e Greqisë.

Kryediplomati akuzoi Frontex-in se ka ndihmuar dhe nxitur incidentin.

Çavuşoğlu akuzoi Greqinë si “të paturpshme dhe të pamatur” pasi u përpoq të “dukej e drejtë edhe në situatën më të padrejtë”.

“U zbulua sesi Frontex i ndryshoi koordinatat sikur të ishin në ujërat territoriale turke”, u shpreh Çavuşoğlu më 17 tetor në një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Organizatës së Shteteve Turke.

Frontex është “bashkëpunëtor”, tha ai, duke theksuar se vendet e BE-së pranojnë gjithçka që thotë Greqia.

Turkish FM reiterates comment about Greek islands' sovereignty | eKathimerini.com

“Është Evropa ajo që inkurajon Greqinë”, shtoi Çavuşoğlu.

Një fotografi e refugjatëve u postua nga ministri grek i emigracionit dhe politikës së azilit, Notis Mitarachi, në Twitter të shtunën.

“Sjellja e Turqisë ndaj 92 emigrantëve që i shpëtuam në kufij sot është një turp për qytetërimin”, shkruan politikani grek në rrjetet sociale. “Ne presim që Ankaraja të hetojë incidentin dhe të mbrojë, më në fund, kufirin e saj me BE-në”.

Të hënën, Mitarachi tha se Turqia kishte nisur një fushatë të dërgimit të qëllimshëm të emigrantëve përtej kufirit të BE-së, pasi migrimi po bëhet një çështje gjithnjë e më e ndjeshme për presidentin turk në prag të zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.

Ankaraja ka akuzuar Athinën zyrtare për dëbimin me forcë të emigrantëve përtej kufirit, pretendon ajo, të cilat janë rritur në mënyrë eksponenciale gjatë vitit të kaluar.

Greqia ka akuzuar Turqinë për “shtyrje të qëllimshme” të emigrantëve në një përpjekje të hapur për të destabilizuar BE-në.

Kjo, pavarësisht se ka rënë dakord në një marrëveshje historike të vitit 2016 për të frenuar flukset e emigrantëve në këmbim të miliarda eurove ndihma.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore