Lajme

Oficeri i FSK-së shpëton nënë e bijë nga mbytja në det


Oficeri i FSK-së.

Një oficer i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka shpëtuar një grua nga Kosova dhe vajzën e saj nga mbytja në det.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media nga FSK-ja.

“Një grua nga Kosova, F.Berisha dhe vajza e saj, R.Berisha, kanë shpëtuar nga mbytja në det, falë vigjilencës, zgjuarsisë, intervenimit të shpejtë dhe vetëmohues të oficerit të FSK-së, nënkolonel Bexhet Shala”.

Nga Ministria është përshkruar edhe ngjarja si ka ndodhur.

“Ngjarja ka ndodhur në një nga plazhet e qytetit të Shëngjinit në Shqipëri, ku nënkolonel Shala ishte për pushime me familjen tij. Në momentin kritik, nënkolonel Shala ka vërejtur lëvizje jo normale të dy personave që ishin në ujë, me një distancë prej rreth 70 metrash, ku ka konstatuar se ato po luftonin me jetën”.

Ndërsa, Shala ka deklaruar se ai në këtë ngjarje e ka kryer vetëm detyrën e tij.

“Unë kam bërë vetëm detyrën. Ne si ushtarakë të FSK-së, e kemi mision që  çdo herë të jemi në gatishmëri për tu përgjigjur situatave që kërkohen që të jemi të gatshëm të ndihmojmë këdo, pa dallim, deri në vetëmohim”, ka theksuar nënkolonel Bexhet Shala.

Ministria e Mbrojtjes, ka ritheksuar ushtarakët e FSK-së me besnikëri bartin betimin e tyre, në shërbim të popullit dhe atdheut, për mbrojtjen e tyre, duke mos kursyer as jetën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore