Sport

Ofertë tunduese nga Philadelphia 76ers për Brooklyn Nets


Sipas gazetarit të lidhur ngushtë me NBA, Shams Charania, Philadelphia 76ers po ndjekin James Harden para afatit të transferimeve më 10 shkurt, dhe Brooklyn Nets janë të hapur për një shkëmbim të Ben Simmons.

Sixers do ta ëmbëlsonte marrëveshjen duke përfshirë Tyrese Maxey, Seth Curry dhe Matisse Thybulle.

Nets deklaroi më parë se nuk do të dëgjonin asnjë ofertë për Harden, por duket se diçka ka ndryshuar që Brooklyn ta konsiderojë një ofertë.

Harden duket i frustruar me shokun e pavaksinuar të skuadrës Kyrie Irving dhe nuk i pëlqen moti apo taksat e Brooklyn-it.

Irving është i disponueshëm vetëm për ndeshjet jashtë vendit për shkak të mandatit të vaksinimit të Neë York City, duke u rikthyer të luajë pasi humbi gjysmën e sezonit.

Nëse ai nuk transferohet brenda afatit, Simmons do të takohet përsëri me Sixers, sipas Ramona Shelburne të ESPN.

Simmons thuhet se është gjobitur mbi 19 milionë dollarë këtë sezon dhe mund të humbasë edhe 12 milionë dollarë të tjerë nëse largohet për pjesën tjetër të vitit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore