Sport

Ofertë milionere e Manchester United-it për mbrojtësin e Atalanta-s


Manchester United-i po përgatit një super ofertë për të marrë shërbimet e Cristian Romero-s nga Atalanta. Argjentinasi shihet si partneri i duhur për të formuar dyshen e qendrës së mbrojtjes, së bashku me Harry Maguire-n.

Portali italian “Calciomercato” ka raportuar se oferta e United-it në drejtim të skuadrës nga Bergamo është në shifrën e 39 milionë paundëve.

Mbrojtësi u huazua te Atalanta nga skuadra e Juventus-it në fillimin e sezonit që sapopërfundoi, ku arriti të linte gjurmë si në Serinë A, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Për 23-vjeçarin Romero, Atalanta shpenzoi 16 milionë euro për ta blerë nga Juventus-i. Nërkohë, Zonja e Vjetër në 2019 pagoi te Genoa 26 milionë euro për shërbimet e tij.

Paraqitjet e mira të Romero-s kanë lënë mbresa te Ole Gunnar Solskjaer-i që e kërkon me çdo kusht mbrojtësin në “Old Trafford”. United-i më herët ka marrë nga Atalana talentin, Amad Diallo për shifrën e 39 milionë eurove.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore