Sport

Odegaard: “Goli që do doja ta rikrijoj? Atë të Messi-t përballë Getafe-s”


Futbollisti i Real Madrid, në huazim te Arsenal, Martin Odegaard, ka dhënë një deklaratë që nuk do i pëlqej aspak fansave të Real Madrid-it.

Ai iu përgjigj disa pyetjeve për Arsenal TV.

Mesfushori i ri norvegjez, ishte pyetur se kush ishte, gjithmonë në mendimin e tij, mesfushori më i mirë në botë.

Përgjigjja e Odegaard nuk ishte Luka Modric apo Toni Kroos, por Kevin de Bruyne.

“Çfarë krijon ai në fushë është e mahnitshme, e mrekullueshme. Për mua është më i miri në botë në pozitën e vetë.”

“Messi dhe Cristiano, nuk mund t’i ndajë. Të dy janë më të mirët në gjëra të ndryshme, por në piedestal të futbollit, të dy zejnë majën më të lartë në podium.” U përgjigj norvegjezi mbi pyetjen se kush është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.

Te Real Madrid, sidomos te tifozët e këtij klubi, ka një urrejtje të jashtëzakonshme për skuadrën e Barcelona-s dhe gjithë futbollistët e tyre.

Përgjigja që do jepte Odegaard për pytjen e rradhës, do të nxiste reagim të ashpër te tifozët e Real Madrid.

“Goli që do doja ta rikrijoj? Ai që Messi shënoi përballë Getafe-s, kur dribloi çdo lojtar në fushë.”

Reagimi i tyre mund të shihet në komentet dhe quote retweet-at e këtij postimi nga një faqe lajmesh e Real Madrid në Twitter:

Odegaard ka gjashtë vite te Real Madrid, por ai tërë kohën e ka shpenzuar në huazim te klube të ndryshme.

Është ende vetëm 21 vjeç, dhe te Real Madrid, e konsiderojnë si të ardhmen e klubit.

Ai do qëndroj të Arsenal për 6 muaj, dhe me shumë gjasa, Real Madrid do e rikthej përfundimisht, pasi kjo është edhe dëshira e vetë norvegjezit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore