Sport

Odegaard: Duket që s’kemi shpresa, në klub nuk ka atmosferë pozitive


Humbja e fundit ndaj Brighton-it e kombinuar me fitoren e Manchester City-t, duket se ia shuar shpresat për titull Arsenal-it.

“Topçinjtë” tani janë katër pikë larg City-t, derisa këta të fundit e kanë edhe një ndeshje më shumë për ta zhvilluar, kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të sezonit.

Pra, praktikisht titulli tashmë është i humbur dhe këtë e pranon edhe mesfushori i londinezeve, Martin Odegaard.

Mesfushori theksoi se në dhomat e zhveshjes së Arsenal nuk ka një atmosferë pozitive ndërsa shtoi se është e vështirë që shokët e tij ta pranojnë realitetin.

“Duket që Premier League tashmë na ka ikur nga duart. Sinqerisht është e vështirë për t’u pranuar një situatë e tillë”, ka thënë Martin Odegaard.

“Nuk ka një atmosferë të mirë edhe në dhomat e zhveshjes, por kjo është normale në një situatë të tillë. Nuk e di çfarë ndodhi, por jemi shumë të zhgënjyer dhe duket se nuk kemi më asnjë shpresë”, u shpreh mesfushori norvegjez.

Kujtojmë që Arsenal-i e mbajti kreun e tabelës për rreth 30 xhiro, derisa morën disa rezultate të dobëta radhazi duke e lëshuar frontin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore