Sport

Nuno kërkon ribashkimin me yllin e Wolves-it


Trajneri i ri i Tottenham-it, Nuno Espirito Santo-s ka kërkuar që të ketë në ekip ish-lojtarin e tij te Wolverhampton-i, Adama Traore-n.

Nuno i ka shprehur dëshiren e tij pronarit të klubit, Daniel Levy-t, pasi e shikon spanjollin si një përforcim të duhur për të rritur cilësinë e skuadrës.

Sipas gazetës britanike “Daily Mail”, Tottenham-i po mendon për Traore-n, por ata mund ta nënshkruajnë atë vetëm nëse Harry Kane do të largohet.

Për 25-vjeçarin, Wolves-i pagoi 20 milionë euro në 2018 te skuadra e Middlesbrough. Ndërkohë, Spurs thuhet se janë të gatshëm të ofrojnë edhe 30 milionë euro më shumë se sa u ble spanjolli nga “Ujqërit”.

Sezonin e fundit në Premier League, Traore luajti 38 ndeshje, ku shënoi dy gola dhe dhuroi tre asiste. Ai shquhet për forcën e madhe fizike dhe shpejtësinë.

Nuno pritet të ketë dy alternativa të mira për krahun e djathtë, pasi në atë pozicion luan edhe Lucas Moura, një lojtar shumë teknikë dhe me cilësi të mëdha.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore