Sport

Nunez ishte afër nënshkrimit me Barcelonën dy vite më parë


Nënshkrimi i ri prej 100 milionë euro i Liverpool-it, Darwin Nunez thuajse iu bashkua Barcelonës për vetëm 8 milionë euro dy vjet më parë, por skuadra e La Ligës u largua nga oferta kur u përfshi Benfica.

Ish-drejtori sportiv i Barcelonës, Ramon Planes, i cili ishte integral në nënshkrimet e Pedri dhe Ronald Araujo, lidhi një marrëveshje me Almerian në verën e vitit 2020 për të nënshkruar me Nunez dhe për ta lënë atë në huazim në skuadrën e divizionit të dytë spanjoll për një sezon.

Trajneri Ronald Koeman gjithashtu i kishte dhënë dritën jeshile transferimit pasi Barcelona kërkonte një zëvendësues afatgjatë të Luis Suarez.

Por, Benfica doli me një ofertë me vlerë 24 milionë euro dhe katalanasit tërhoqën interesin e tyre.

Tani, Liverpiol transferuan uruguaianin me rastin e largimit të Sadio Mane, dhe pritet qe 100 milionët per të, të rezultojnë me ndonjë trofe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore