Shëndet

Nuk ngopeni dot me gjumë? Ky mund të jetë një problem shëndetësor


Ilustrim

Gjumi shumë i gjatë mund të jetë një shenjë e kushteve serioze shëndetësore, si: çrregullimet e tiroides dhe sëmundjet e zemrës, por gjithashtu mund të jetë i lidhur edhe me shëndetin mendor si ankthi dhe depresioni.

Sa gjumë është shumë?

Sasia e gjumit që na nevojitet gjatë natës përcaktohet kryesisht nga mosha jonë, por nevoja për gjumë ndikohet gjithashtu nga shëndeti i përgjithshëm, zakonet e jetesës dhe disa çrregullime të tjera.

Në këtë mënyrë, do t’ju duhet më shumë pushim nëse keni qenë veçanërisht aktiv, nëse jeni i sëmurë ose po kaloni një situatë stresuese të jetës.

Çrregullime të ndryshme dhe gjendje shëndetësore mund të shkaktojnë rritje të nevojës për gjumë.

Hipersomnia idiopatike

Quhet gjithashtu përgjumje e tepërt gjatë ditës (EDS) dhe shkakton nevojën për të fjetur gjatë ditës, e cila nuk plotësohet me një sy gjumë, dhe shpesh rezulton në periudha më të gjata të gjumit gjatë natës.

Hipersomnia shoqërohet shpesh me mungesë energjie, probleme me fokusimin, memorie të dobët dhe ankth. Personat që vuajnë nga hipersomnia shpesh kanë nevojë për 10 deri në 12 orë gjumë në ditë.

Apnea obstruktive e gjumit

Ky çrregullim i gjumit shkakton fillimin dhe ndalimin e frymëmarrjes gjatë gjumit, gjë që prish ciklin normal të gjumit dhe zgjat kohën e gjumit.

Depresioni

Lodhja kronike është një nga simptomat më të zakonshme të çrregullimit depresiv, dhe ilaqet kundër depresionit gjithashtu mund të shkaktojnë përgjumje ekstreme.

Barna

Disa medikamente mund të shkaktojnë përgjumje të vazhdueshme e cila rrit nevojën për të fjetur gjatë natës, ndërsa të tjera mund ta bëjnë më të vështirë relaksimin dhe gjumin gjatë natës dhe në këtë mënyrë prishin ritmin natyror cirkadian.

Narkolepsia

Papajtueshmëria e fazës REM të gjumit dhe përgjumja e tepërt shpesh çojnë në njerëzit me narkolepsi që flenë shumë më gjatë se sa duhet.

Sëmundjet e zemrës

Lodhja e vazhdueshme mund të jetë gjithashtu një shenjë e sëmundjeve të zemrës. Paaftësia e zemrës për të pompuar gjakun në mënyrë efikase mund të çojë në qarkullim të dobët, ulje të niveleve të energjisë dhe lodhje kronike.

Probleme me tiroiden

Çrregullimet e tiroides mund të ulin nivelet e energjisë, të prishin gjumin dhe humorin.

Kështu, hipotiroidizmi shkakton letargji, depresion dhe lodhje, ndërsa hipertiroidizmi shkakton shqetësim, nervozizëm, vështirësi në gjumë dhe ankth.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore