Sport

“Nuk më pëlqeu” – Jenni Hermoso puthet në buzë nga presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit


Mesfushorja, Jenni Hermoso, ka treguar se sa keq u ndje kur u puth në buzë nga presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, pas fitores së tyre në finalen e Kupës së Botës në Sydney.

Teksa veterania 33-vjeçare, e cila kishte një penallti të pritur në pjesën e dytë nga Mary Earps, u ngjit në podium për të marrë medaljen e saj fituese nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, 45-vjeçari Rubiales e përqafoi atë.

Më pas pati një shkëmbim të shkurtër fjalësh përpara se Rubiales të vinte duart rreth shpinës së Hermosos dhe të merrte një puthje nga buzët e saj.

Rubiales, një ish-mbrojtës që kishte luajtur në Levante, Alicante dhe Hamilton Adademical, dhe i cili u mbiquajt Pundonor (Guximi) provokoi zemërim në mediat sociale me veprimet e tij dhe një përgjigje të mprehtë nga Hermoso.

Kur u pyet për këtë nga rrjeti televiziv spanjoll La 1, ajo u përgjigj: Po, nuk më pëlqeu kjo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore